Studenti: Punonjësi më nxorri nga dhoma e konviktit! Fjeta në stol

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.04.2025, 10:38

Një student ka denoncuar një rast të paprecedentë që i ka ndodhur në ambientet e konviktit ku është e sistemuar prej më shumë se një muaji. Në një mesazh të dërguar për JOQ, ai rrëfen se mbrëmjen e djeshme një punonjës i konviktit e ka nxjerrë jashtë dhomës pasi i ka gjetur macen në dhomë.

Si pasojë, është përballur me një reagim të ashpër ndërkohë që studenti thotë që macen në dhomë e mbante prej më shumë se një muaji.

Sipas të riut, punonjësi e ka përzënë jashtë në orët e natës, duke e detyruar të kalojë gjithë natën në stol, në kushte të vështira dhe pa ndihmë. Ai shton se i ka shkruar administratores për ndihmë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Nuk më lejoi të rrija brenda, kam fjetur në stol gjithë natën. Unë e kam patur macen një muaj brenda në dhomë. I shkrova administratores dhe ajo nuk ktheu përgjigje. Florian Shehu më shau me fjalë të rënda dhe më përzuri. Jam sëmurë për faj të tij”, thotë studenti.

Ngjarja ka ngritur shqetësime mbi mënyrën se si trajtohen studentët në konvikt dhe mungesën e një protokolli human për raste të tilla. Ndërkohë, ende nuk ka një reagim zyrtar nga administrata e konviktit apo nga institucionet përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit