Pritje të gjata në pikat kufitare të Kosovës – kolona deri në 700 metra në Merdar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.04.2025, 09:19

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të dalë nga Kosovës në pikën kufitare në Merdar po zgjasin deri në dy orë, derisa kolona e krijuar është rreth 700 metra.

Referuar Qendrës Kufitare, pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë.

Aty qytetarët po presin rreth gjysmë ore për të dalë, e kolona e krijuar është rreth 200 metra.

Sipas të dhënave të përditësuara pas orës 8:00 pritjet në pikat e tjera kufitare janë të shkurtra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit