Parashikimi i motit për sot, temperatura deri në 26 gradë Celsius

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.04.2025, 08:33

Sot, mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 23-26 gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 metër për sekondë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit