Furrat në Prishtinë nisin rritjen e çmimeve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.04.2025, 08:28

Pas vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike, disa furra në Prishtinë rritur çmimet për disa produkte, e gjatë javës së ardhshme me çmime më të larta produktet do të jenë në të gjitha furrat në kryeqytet.

Një nga furrat në kryeqytet të dielën ka filluar të shesë produkte me çmimet e reja, që janë më të larta. Të dielën buka e thekrës është shitur 0.80 centë nga 0.60 sa ka qenë. Një krosnat nga një 1 euro është bërë 1.20€, buka integrale nga 1 euro është bërë 1.20.

Ndërsa, buka nga 0.50 € pritet të bëhet 0.60€. Rritje të çmimit pritet të ketë edhe për byrekun në 1.60.

Pas ngritjes së çmimit të energjisë elektrike prej 16.1% që do të hyjë në fuqi nga 1 maji, ekspertët e ekonomisë kishin paralajmëruar se kjo do të ndikojë edhe në ngritjen e çmimeve.

Paralajmërim për rritje të çmimit të bukës ka pasur edhe nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit