“Jetojmë me frikë, presim të na zënë tullat poshtë!”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.04.2025, 18:47

Një qytetare ka ngritur alarmin për gjendjen alarmante të një pallati në fshatin Çlirim, ku jetojnë disa familje. Banorët prej kohësh janë ankuar pranë bashkisë për strukturën e dobët të godinës, por ende nuk ka asnjë ndërhyrje konkrete.

Sipas dëshmisë së qytetares, pallati është ndërtim jo cilësor dhe rrezikon shembjen në rast të një lëkundjeje sizmike, gjë që është pranuar edhe nga vetë përfaqësues të bashkisë pas inspektimeve në terren. Fillimisht, u premtua ndërhyrje, por më pas u justifikuan me mungesën e fondeve.

“Dje më ra një copë suvaje në kokë. Sot suvaja, nesër tulla! Jetojmë çdo ditë me frikë, sidomos për fëmijët që hyjnë e dalin më shpesh. Nuk e kuptoj çfarë presin, një tragjedi?”, shprehet qytetarja.

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve që të mos e lënë këtë çështje në harresë dhe të marrin masa para se të jetë vonë. Siguria e qytetarëve duhet të jetë përparësi dhe jo një çështje që lihet në mëshirë të fatit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit