Zjarr në malin mbi Babrru, qytetari apel për ndërhyrje

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.04.2025, 19:53

Një qytetar nga Tirana ka raportuar për përhapjen e dy vatrave zjarri në zonën malore mbi Babrru. Përmes një videoje të dërguar në redaksi, ai i bën thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë sa më shpejt për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në gjithë malin.

“Përshëndetje, në malet lart, sipër Babrroit, janë hapur dy vatra zjarri. Duhet të fiken shpejt, se përndryshe do digjet i gjithë mali. Gjynah,” – shkruan qytetari në denoncimin e tij.

Situata paraqet rrezik real për mjedisin dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga shërbimet zjarrfikëse dhe institucionet përgjegjëse, për të shmangur dëmet e mundshme në natyrë dhe për të ruajtur ekosistemin e zonës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit