Shkozet, banorët jetojnë mes plehrave, minjve dhe pusetave të hapura

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.04.2025, 18:00

Një nënë e katër fëmijëve nga lagjja 14 në Shkozet, Durrës, ka ngritur alarmin për kushtet e rënda në të cilat jetojnë banorët e zonës. Ajo tregon se prej vitesh përballen me mungesën e kanalizimeve, me rrugë të mbuluara nga plehrat dhe puseta të hapura që rrezikojnë jetën e fëmijëve.

"Fëmijët janë të detyruar të lozin midis plehrave dhe pusetave. Në dimër zona përmbytet, uji na hyn deri në derë sepse nuk ka kanalizime. Jemi 10 familje që jetojmë këtu dhe askush nuk merr masa,” shprehet qytetarja.

Përveç kushteve të papranueshme higjienike, banorët po përballen edhe me rrezikun e minjve dhe sëmundjeve infektive. Pavarësisht ankesave të shumta, nuk është marrë asnjë masë për përmirësimin e infrastrukturës apo pastrimin e zonës.

"Kjo është një thirrje për ndihmë. Jetojmë në vitin 2025 dhe jemi ende në kushte të mesjetës. Kërkojmë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse!", thotë ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit