Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Gjirokastrës këtë të diel, ku një 17-vjeçar me inicialet V. Peçi dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke u varur në banesën e tij në fshatin Valare. I riu u dërgua pa shenja jete në spitalin e Gjirokastrës rreth orës 13:30 nga familjarët. Familja e viktimës është me origjinë nga fshati Picar i të njëjtit qark.
Sipas informacioneve paraprake nga të afërm të familjes, adoleshenti kishte probleme izolimi dhe melankolie, por nuk ishte nën trajtim mjekësor. Policia ka sekuestruar telefonin dhe sende personale të tij, ndërsa po heton rrethanat që mund ta kenë shtyrë drejt këtij akti ekstrem. Gjithashtu, pritet të merren në pyetje shokët dhe nxënësit e shkollës së mesme “Siri Shapllo”, ku ai ndiqte mësimet.
Kjo është vetëvrasja e dytë e një të mituri në po të njëjtën shkollë brenda dy muajve, duke thelluar shqetësimet për shëndetin mendor të adoleshentëve në zonë.