Një qytetar i revoltuar nga gjendja e rrugës kombëtare Peshkopi–Kukës, konkretisht segmenti Kuben–Peshkopi, i bën thirrje Bashkisë së Dibrës dhe qeverisë shqiptare për ndërhyrje urgjente.
“Rruga është një katastrofë e vërtetë prej vitesh me radhë. Askush nuk po merr masa. Ky segment ka nevojë jetike për rikonstruksion,” shkruan qytetari, duke apeluar për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet.
Rruga në fjalë është një nyje e rëndësishme për qarkullimin dhe lidhjen mes zonave verilindore të vendit, por aktualisht paraqet rrezik për drejtuesit e mjeteve dhe banorët që e përdorin çdo ditë.
“Segmenti Kuben–Peshkopi është një katastrofë! Thirrje Bashkisë së Dibrës dhe shtetit të Edi Ramës”
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 20, 2025
Një qytetar i revoltuar nga gjendja e rrugës kombëtare Peshkopi–Kukës, konkretisht segmenti Kuben–Peshkopi, i bën thirrje Bashkisë së Dibrës dhe qeverisë shqiptare për ndërhyrje… pic.twitter.com/CK6PTRV286