Kandidati për deputet i Partisë Socialiste Vullnet Sinaj, prej ditësh po vazhdon fushatën e tij në qarkun e Vlorës, ku viziton banorët e fshatrave për t’i bërë premtime dhe në këmbim t’i kërkojë votën.
Së fundmi, Vullnet Sinaj ka zhvilluar një takim me banorët e fshatin Brataj, ku njëri prej tyre, Sotir Zahoaliaj, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj deputetit dhe qeverisë. Mirëpo debati i tij nuk është pasqyruar fare nga Vullnet Sinaj në rrjetet sociale.
Kjo gjë e ka irrituar banorin, pasi thotë se ishte i vetmi që bëri kritika gjatë takimit. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ai ka paralajmëruar se nëse stafi që menaxhon fushatën e Sinajt, apo vetë kandidati për deputet nuk e publikojnë videon e debatit në rrjetet sociale, do të marrë masa duke e hedhur në gjyq për t’i kërkuar dëmshpërblim.
Postimi i plotë:
“Kjo foto e postuar nga stafi debutetit Vullnet Sina eshte bere diten qe ai kishte takimin elektoral ne Brataj
Une aty ne lokal isha duke pire nje raki dhe qendrova me gjithse nuk me kishin lajmeruar .Nuk hezitoj te takoj kedo jo qe ate e kam njeriun tim.
Mirpo stafi duhet te jepte me video diskutimin tim i cili ishte i vetmi dhe me kritika. Stafin ose Vullnetin ne se nuk publikon videon time kritike do ti hedh ne gjyq dhe do te kerkoj dëmshpërblim.”
Siç mund të imagjinohet, Vullnet Sina nuk pritet që të publikojë videon e kritikave, për shkak të kostos elektorale që do t’i shkaktonte, duke humbur një numër të konsiderueshëm votash.
