Në Durrës s’ka ditë pushimi e feste! Emiriana nis punimet në shëtitoren “Taulantia”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.04.2025, 11:57

Qytetarët e Durrësit kanë denoncuar në JOQ nisjen e punimeve në shetitoren "Taulantia" në një ditë pushimi dhe feste, Pashkët.

Sipas tyre, mëngjesi i së dielës është shoqëruar me zhurma të forta nga makineri të rënda të firmës "Bami", të cilat kanë filluar prerjen e asfaltit dhe gërmimin në rrugën pranë Muzeut.

Qytetarët shprehen të revoltuar për faktin që një ditë pushimi zyrtar dhe e shenjtë për besimtarët është përdorur për kryerjen e punëve publike, duke shkelur çdo normë etike dhe respekti për qetësinë e komunitetit.

Ajo që ka revoltuar qytetarët është fakti që Bashkia Durrës, nën drejtimin e Emiriana Sakos, ka lënë pas dore rrugët dhe infrastrukturën për katër vite me radhë, ndërsa tani – në prag të zgjedhjeve – kujtohet të shtrijë asfaltin elektoral.

Ata i kërkojnë Bashkisë Durrës dhe institucioneve përkatëse të japin shpjegime për këtë vendim të papërgjegjshëm dhe nxisin reagimin e publikut për të ndalur këtë fenomen që, sipas tyre, po e shndërron qytetin në një "pavion psikiatrik".

Denoncimi 1:

Pershendetje JOQ. Shikoni dhe degjoni cbehet ne cmendinen Durres! A nuk ka dite plot per pune publike? Mengjesi i paqte i Pashkeve ishte zgjedhja e duhur???? Te bashkise dhe firma Bami

Denoncimi 2:

Pershendetje JOQ! Jemi qytetare nga Durresi , kete dite te shenjet dhe pushimi absolut , u zgjuam nga nje zhurme e tmerrshme ne oren 9 , nje makineri gjigande prerse asfalti dhe gerrmimi zbarkoi ne shetitoren Taulantia dhe filloi pune, ne rrugen kryesore 70 m nga muzeu tek Extra Marketi. Ju lutem se vetem ju na keni mbetur qe te ankohemi nga keto marrezi qe sa vijne e shtohen ne kete qytet qe i ngjan nje pavioni psiqiatrik. Me besim tek Ju ju falenderojme.

Denoncimi 3:

Live nga Çmendina. Emiriana Sako nuk gjen kohen per 4 vite per te rregualluar rruget, por tani ne kohen e zgjedhjeve shtron asfalt elektoral

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit