Bleu paketën me euro false, pronari ultimatum të riut: Kthe paratë, ose do të denoncoj në polici!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.04.2025, 21:33

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga pronari i një tabakinoje në zonën e Freskut në Tiranë. Ai ka dërguar një video ku shihet një i ri me kapele që hyn në dyqan dhe blen një paketë nga ato me shije duke paguar me një kartëmonedhë 100 euro.

Sipas denoncuesit, pas verifikimeve që ka kryer pranë një exchange-i aty pranë, ka rezultuar se kartëmonedha ishte false. Ai thotë se gjithçka është e filmuar nga momenti që i riu hyn në dyqan e deri sa del, dhe i bën thirrje të paraqitet për të kthyer shumën deri nesër në orën 10:00 të mëngjesit, ose në të kundërt, do të bëjë kallëzim në polici.

“Unë biznesin e kam hapur për të punuar ndershmërisht. Nëse ky mashtrim nuk denoncohet, ai mund të bëjë viktima të tjera,” shprehet ndër të tjera pronari i tabakinos.

Ai ka vënë në dispozicion edhe një foto të kartëmonedhës së falsifikuar dhe thekson se gjatë videos duket qartë se i riu e jep me hezitim, siç thotë vetë, “me frikë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit