“Shikoni si kalimtarët marrin në qafë shoferët në aksin Tiranë-Durrës“

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.04.2025, 20:03

Një situatë e rrezikshme është raportuar pasditen e sotme në aksin Tiranë-Durrës, ku një qytetar ka kapur momentin kur një kalimtar tenton të kalojë rrugën në mënyrë të papërgjegjshme, pikërisht në kohën kur një makinë po kryente një parakalim.

“Përshëndetje JOQ, ja dhe qytetarët që marrin në qafë shoferët. Autostrada Tiranë-Durrës, nga ora 6. Tenton të kalojë rrugën në moment që makina parakalon,” shkruan qytetari që ka dërguar edhe videon që e ilustron qartë ngjarjen.

Pamjet tregojnë një segment të autostradës ku lëvizja është e shpejtë dhe ku tentimi për të kaluar rrugën këmbë është jo vetëm i ndaluar, por edhe tejet i rrezikshëm. Një gabim i tillë jo vetëm që mund të përfundojë në tragjedi për kalimtarin, por vë në rrezik edhe jetën e shoferëve, të cilët shpesh gjenden të papërgatitur për situata të tilla të papritura.

Kjo ngjarje risjell në vëmendje mungesën e mbikalimeve në disa zona të autostradës, por mbi të gjitha thekson nevojën për ndërgjegjësimin e qytetarëve që shpesh rrezikojnë veten dhe të tjerët me sjellje të papërgjegjshme. Në një aks të tillë me qarkullim të dendur dhe shpejtësi të lartë, çdo sekondë dhe çdo vendim mund të jetë jetik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit