“Ishalla na i ruan Zoti fëmijët”, shtylla elektrike në Qerret rrezikon jetën e kalimtarëve

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.04.2025, 19:41

Një mesazh shqetësues ka mbërritur në redaksinë tonë. Shtylla elektrike në Qerret është gati duke rënë, por askush nuk ka marrë masa për ta rregulluar.

Qytetari shprehet i shqetësuar se shtylla elektrike e rënë vë në rrezik jetën e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve, që kalojnë çdo ditë aty për të shkuar në shkollë.

Përballë këtij rreziku të dukshëm, qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse, për të shmangur çdo mundësi aksidenti.

Mesazhi i qytetarit:

Po ju dërgoj një foto nga Qerreti i Durrësit. Është duke rënë një shtyllë elektrike dhe askush nga elektriku i Durrësit nuk ka ardhur për ta rregulluar. Ishalla Zoti na i ruan fëmijët, sepse aty kalon çdo ditë autobusi i fëmijëve që shkojnë në shkollë. Por si gjithmonë, elektriku vjen vetëm pasi të ndodhë ndonjë fatkeqësi. Tani janë të gjithë në fushatë për votime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit