23 qendra votimi në Yzberisht zënë korsinë e biçikletave dhe të makinave

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.04.2025, 18:59

Në bulevardin “Migjeni” janë vendosur 23 kontenierë që do të shërbejnë si qendra votimi për banorët e Yzberishtit dhe Kasharit në datën 11 maj, duke bllokuar korsinë e biçikletave dhe makinave.

Ky vendim i papërshtatshëm erdhi për shkak të pamundësisë për të përdorur fushën ku më parë vendoseshin kontenierët, pasi ajo është kthyer në parkim privat. Si rrjedhojë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Bashkia Tiranë kanë zgjedhur rrugën si opsionin e vetëm të mbetur për vendosjen e qendrave të votimit, pa u shqetësuar për kaosin që shkaktojnë.

Edhe pse do të kenë energji elektrike, pajisje për identifikimin biometrik dhe tavolina për komisionerët, kjo nuk e justifikon vendosjen e kontenierëve në rrugë, duke penguar kalimtarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit