Ngricat shkatërrojnë prodhimin e frutave në Korçë, fermerët i kërkojnë ndihmë Ministrisë së Bujqësisë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.04.2025, 18:18

Këtë vit, fermerët e fshatit Polen në qarkun e Korçës nuk do të kenë asnjë prodhim të frutave si mollë, qershi apo kumbulla, për shkak të dëmtimit të lulëzimit nga temperaturat e ulëta dhe ngricat.

Fermerët kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë apo Bashkia e Korçës që të subvencionohen, në mënyrë që të plehërojnë dhe të punojnë tokën për të siguruar prodhimin e vitit të ardhshëm.

Për shkak të mungesës së prodhimit vendas, konsumatori shqiptar këtë vit do të mbështetet kryesisht në fruta importi. Nëse do të kishte investime në rrjeta mbrojtëse kundër breshërit apo ngricës përmes skemave kombëtare apo fondeve të BE-së, kjo situatë do të mund të shmangej dhe do të kishim një histori suksesi në vend të një sezoni të dështuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit