“Uaaaa, po kshu ke pa? Iiiiii… sa i madh!”, qytetares i del gjarpëri tek Liqeni

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.04.2025, 19:11

Një qytetare është përballur me një moment të pazakontë dhe paksa tronditës gjatë një shëtitjeje pranë Liqenit Artificial në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:30, kur ajo ka parë një gjarpër të madh duke lëvizur në mes të shtegut, shumë pranë zonës së kalimit për këmbësorët. Ajo ka dërguar një mesazh shoqëruar me një video për redaksinë e JOQ, ku shkruan: “Përshëndetje JOQ, sot nga dreka rreth orës 14:30 te Liqeni Artificial Tiranë. Flm.”

Në videon që ajo ka ndarë, duket qartë gjarpri teksa lëviz, duke tërhequr vëmendjen dhe shqetësimin e të gjithëve që ndodhen përreth. Gjatësia dhe përmasat e tij janë të dukshme dhe kanë bërë që shumë njerëz të reagojnë me habi dhe frikë. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një specie të rrezikshme, por ngjarja ka ngritur shqetësime për sigurinë e vizitorëve në këtë zonë të frekuentuar të qytetit.

Ngjarje të tilla e bëjnë të domosdoshme rishikimin e masave të sigurisë në parqe dhe hapësira të gjelbra, veçanërisht gjatë stinëve të ngrohta kur këto zvarranikë dalin më shpesh në sipërfaqe. Ndërkohë, qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm gjatë shëtitjeve dhe të njoftojnë autoritetet për raste të ngjashme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit