Atentati ndaj 4 të rinjve në Tiranë, preket edhe një kalimtar: “Plumbi goditi makinën time, u fsheha në parkim”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.04.2025, 17:51

Në atentatin e 17 prillit, ku mbetën të plagosur 4 persona, edhe një qytetar i rastësishëm me makinë i ka shpëtuar plumbave.

Më 17 prill, rreth orës 21:30, një djalë i ri po udhëtonte me makinën e tij tip “Ford” në të njëjtën kohë dhe drejtim me automjetin “G Class”, kur ndodhi sulmi ndaj këtij të fundit ku ndodheshin katër të rinj që ranë viktimë e atentatit.

Makina e të riut u godit nga një plumb në kolonën e derës. I tronditur nga ngjarja, u largua me shpejtësi dhe u strehua në parkimin e një qendre tregtare, ku më pas kontaktoi policinë për të raportuar incidentin. Policia i mori dëshminë, por megjithëse ai ishte dëshmitar i drejtpërdrejtë i atentatit, nuk arriti të shihte apo të identifikonte autorët, pasi gjithçka ndodhi me shumë shpejtësi.

Rezulton se autorët, dy prej të cilëve dyshohen të kenë qenë me motorë, kanë pritur për një kohë të gjatë në zonë ku kanë prishur edhe gardhin metalik pranë rrugës kryesore për t’u fshehur. Pas atentatit autorët me motor “Dukati” janë nisur drejt Elbasanit ku kanë humbur edhe gjurmët në fshatra, ku aty dyshohet se një person i tretë i ka marrë me makinë për t’u larguar.

Policia ka gjetur 33 gëzhoja në vendngjarje, ku 8 plumba goditen makinën "G Class" dhe 1 plumb tjetër makinën tip "Ford" të një qytetari rastësor.

Gruaja e Roan Brahimit është marrë në pyetje nga autoritetet, ku ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion se kush mund të ketë qenë autor i vrasjes së vjehrrit të saj. Ajo ka mohuar çdo lidhje me atentatin e ndodhur në Tiranë, duke theksuar se në momentin e ngjarjes ndodhej në Milot. Sipas saj, nuk ka asnjë konflikt apo problem me ndonjë person.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit