Shembet masivi i gurëve në minierën e Martaneshit, humb jetën minatori

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.04.2025, 15:01

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së kësaj të shtune në një graleri minerare në Martanesh të Bulqizës.

Sipas policisë, rreth orës 12:30 një masiv gurësh është shembur në galeri, ku për pasojë kanë goditur 48-vjeçarin Agron Cani, punëtor në minierë dhe banor i fshatit Krastë. Si pasojë e plagëve, 48-vjeçari ka humbur jetën.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 19.04.2025, rreth orës 12.30, brenda galerisë të një subjekti minerar në Martanesh të Bulqizës, dyshohet se është shembur një masiv gurësh ku për pasojë është aksidentuar dhe ka humbur jetën shtetasi A.C., 48 vjeç, banues në Krastë.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit