Një grup banorësh nga zona e Maminas–Sukth, përgjatë rrugës dytësore Durrës–Tiranë e vjetër, kanë dërguar në redaksinë e JOQ ALBANIA pamje dhe video që tregojnë gjendjen e rënduar të infrastrukturës dhe ndotjen në këtë segment rrugor.
Sipas banorëve, rruga që lidh Maminasin me Sukthin është pothuajse e pakalueshme, pasi plehrat po dalin në rrugë për shkak të kanalit të bllokuar dhe mungesës së pastrimit të koshave të mbeturinave.
“Jemi detyruar të vendosim një tabelë që të mos hidhen më mbeturina. Videoja është e sapo bërë, kemi ecur vetë në këmbë për ta filmuar. Kryetari i Bashkisë Shijak, z. Elton Arbana, thotë të pavërteta – situata në terren është ndryshe nga ç’deklaron ai,” – shprehet një banor.
Banorët kërkojnë reagim urgjent nga autoritetet lokale dhe publikimin e pamjeve që dokumentojnë realitetin që po përballen çdo ditë.
Denoncimi i plotë:
Kemi shkuar në këmbë për të bërë video që të na besoni sepse kryetari Elton Arbana ato qe thotë janë gënjeshtra videoja është e sapo bërë, ju lutem postojeni ju faleminderit..!!
Rruga Maminasit e vjetër dytësore qe ikën për në Tiranë !
Ngaqë koshat nuk pastrohen siç duhet.. Kanali është i mbushur dhe plehrat po dalin në rrugë ne jemi detyruar dhe kemi shkrujt në Tabele Ju Lutemi mos hidhni mbeturina videon e keni te plot ..
Një grup banorësh nga zona e Maminas–Sukth, përgjatë rrugës dytësore Durrës–Tiranë e vjetër, kanë dërguar në redaksinë e JOQ ALBANIA pamje dhe video që tregojnë gjendjen e rënduar të infrastrukturës dhe ndotjen në këtë segment rrugor.
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 19, 2025
Sipas banorëve, rruga që lidh Maminasin me… pic.twitter.com/mr5xRC3YIO