Një qytetar nga Tirana ka denoncuar punonjësit e Policisë së Komisariatit nr. 1, duke i akuzuar për mosveprim lidhur me një rast vjedhjeje të ndodhur më 14 prill në zonën e Pazarit të Ri.
Sipas denoncuesit, dy adoleshentë rreth 13 vjeç i kanë vjedhur skuterin që ai kishte lënë të lidhur me zinxhir pranë një shtylle. Nga pamjet e kamerave të sigurisë që ai ka siguruar, duket qartë momenti kur të miturit bashkohen, zgjidhin zinxhirin dhe largohen me skuterin, duke lënë vetëm zinxhirin në vendngjarje.
Pavarësisht se qytetari ka dorëzuar në polici jo vetëm pamjet filmike, por edhe emrat e të dyshuarve të cilët i ka identifikuar vetë, ai thotë se autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë. Madje, sipas tij, oficerët nuk janë paraqitur as për të parë kamerat në vendin e ngjarjes.
Në një mesazh për JOQ Albania, denoncuesi shprehet:
“Pershendetje desha te beja nje denoncim. Me daten 14 Prill ne Pazar te Ri me eshte vjedhur nje skuter nga 2 persona te moshes 13 vjecare.
Kam informacion te plot per emrat e personave kam ber denoncimin ne polici. Kjo eshte video e marr nga kamerat e nje subjekti.