Socialistia e detyruar të heshtë mesazh motrës demokrate: Më kanë mbyllur gojën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.04.2025, 12:23

Një punonjëse e administratës ka kërkuar që përmes redaksisë sonë t’i dërgojë një mesazh motrës së saj që është e angazhuar në fushatën e PD-së për zgjedhjet e 11 majit.

Ajo thotë se nuk mund t’i dërgojë dot asnjë urim, për shkak se është e punësuar në shtet dhe nëse shpreh mbështetjen për motrën e saj, mund të humbasë vendin e punës.

Mesazhi i plotë:

“Pershendetje Joq. Motra ime eshte angazhuar ne fushate me PD. Per shkak se une jam e punesuar ne shtet dhe per kete arsye nuk e mbeshtes dot. Sepse rrezikoj vendin e punes po te dal hapur, dua ti derg nje mesazh:

“Motra ime te kerkoj falje qe nuk te mbeshtes dot ne fushaten ku ti je angazhuar. Me fal qe nuk te bej dot as like tek postimet qe ti hedh, me fal qe nuk te shkruaj dot as suksese me fal qe nuk te ndjek dot ku ti shkon. Mua gojen ma kane mbyllur duart mi kane lidhur, kembet mi kane prere. Jetoj ne nje vend ku akoma na detyrojne dhe nuk kemi forc as te kundershtojme.

Vrapo ne cdo shtepi vrapo edhe per mua frikacaken jepu shqiptareve lajmin qe ne 11 Maj Shqiperia do te jete Madheshtore. Ate dite do te vrapoj edhe une dhe ta shporrim te keqen e ketij vendi ate qe largoj 1 milion shqiptare. Mqs nuk vij dot pas teje me zemer dhe me Lutjet e mia po te them vazhdo edhe per mua”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit