Kanë kaluar gati gjashtë vite e gjysmë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, i cili la pas dhjetëra viktima dhe mijëra banesa të shkatërruara në disa qytete të vendit. Megjithëse kanë kaluar shumë vite, një pjesë e madhe e qytetarëve që humbën shtëpitë, ende nuk i kanë marrë banesat e reja të premtuara nga qeveria. Ndërkohë, edhe ata që janë sistemuar, shpeshherë ankohen për cilësinë e dobët të punimeve dhe mungesa serioze në infrastrukturë.
Një rast i tillë është denoncuar së fundmi nga një qytetare në zonën e Kombinatit në Tiranë, e cila është zhvendosur në apartamentin e saj të ri plot gjashtë vite pas shembjes së banesës nga tërmeti. Ajo tregon për JOQ Albania se apartamenti është ndërtuar nga kompania “Ferro Beton and Construction Co”, nën administrimin e Kujtim Shtufi dhe Leonard Shahu.
Problemi, sipas saj, qëndron në faktin se, edhe pse hyrjet u shpërndanë në janar të vitit 2025, pallati vazhdon të jetë pa ashensor funksional. Kjo ka krijuar vështirësi të mëdha për banorët, të cilët detyrohen të ngjiten deri në katin e gjashtë në këmbë, përfshirë të moshuar, nëna me fëmijë të vegjël dhe njerëz me nevoja të veçanta.
“Ashensori sot e kësaj dite nuk është në punë. Detyrohemi të ngjisim karrocat dhe fëmijët në krahë, plus të moshuarit me zor ngjiten,” shprehet denoncuesja për JOQ.
Banorët i bëjnë thirrje kompanisë ndërtuese “Ferro Beton and Construction Co” që të marrë masa të menjëhershme për vënien në funksion të ashensorit, pasi kjo situatë po ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së tyre të përditshme.
Denoncimi i plotë:
Pershendetje JOQ! Jam nje banore e Kombinatit qe eshte prish shtepia nga termeti. Problemi qendron qe kemi hyre qe ne Janar ne shtepite e rindertuara nga termeri pallat i bere nga kompania “Ferro Beton and Construction Co” dhe ashensori sot e kesaj dite nuk eshte vene ne pune.
Jam me femije te vogel detyrohemi i ngjisim karrocat me gjithe femije ne krahe plus dhe te moshuarit qe i takon neper shkalle qe mezor ngjiten ne kate te gjashte. Ju lutemi shume publikojeni se vetem te ju mund te gjejme zgjidhje qe firma “Ferro Beton” te reagoje se mire qe I kane bere hyrjet si konvikte por te pakten te vine te vene ashensorin ne pune.
Ja gjendja e ashensorir Problemi eshte qe nje kat ka shumr shkalle.
Pallat i ri pa ashensor, “Ferro Beton” i lë banorët të vuajnë pas tërmetit
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 18, 2025
Kanë kaluar gati gjashtë vite e gjysmë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, i cili la pas dhjetëra viktima dhe mijëra banesa të shkatërruara në disa qytete të vendit. Megjithëse kanë kaluar shumë vite,… pic.twitter.com/Dv6v8uaeAN