Aksident tragjik në Tapizë, humb jetën 69-vjeçarja, arrestohet drejtuesi i mjetit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.04.2025, 16:20

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Tapizës, ku një grua 69-vjeçare ka humbur jetën pas përplasjes me një tjetër automjet. Ngjarja është konfirmuar nga Policia e Krujës, e cila ka arrestuar drejtuesin e mjetit tjetër, një 33-vjeçar me inicialet V. Z.

Sipas të dhënave zyrtare, automjeti që drejtohej nga V. Z. është përplasur me makinën që po drejtonte viktima, shtetasja L. M. Përplasja ka rezultuar fatale për këtë të fundit, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka bërë të ditur se 33-vjeçari është ndaluar dhe po mbahet në ambientet e komisariatit, ndërsa ndaj tij kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit