“U arrestua para dy ditësh, Andoni humbi jetën në paraburgim e Kretës”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.04.2025, 16:41

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Kretë këtë të premte, ku një 30-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në ambientet e paraburgimit në Hania.

Sipas informacioneve të siguruara nga JOQ Albania, viktima Andon Berberi, ishte arrestuar dy ditë më parë nga policia greke, pasi u kap në posedim të një sasie të lëndëve narkotike. Ai po mbahej në paraburgim në pritje të procedurave të mëtejshme gjyqësore. Sot, familjarët janë njoftuar përmes një mesazhi se Andoni ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Një shqiptare që jeton në Kretë shprehet e tronditur nga ngjarja, duke thënë se komuniteti kërkon të zbardhet plotësisht e vërteta dhe që hetimet të jenë transparente. Sipas saj, rrethanat e vdekjes ngjallin dyshime, pasi humbja e jetës ndodhi vetëm dy ditë pas arrestimit.

Andoni ishte baba i dy vajzave të vogla binjake dhe kishte jetuar në Greqi që nga mosha dyvjeçare. Familjarët e tij kanë kërkuar autopsi për të zbuluar shkakun e saktë të vdekjes, por autoritetet greke kanë njoftuar se rezultatet priten më 22 prill, për shkak të vonesave që lidhen me festimet e Pashkëve.

I njëjti burim thekson gjithashtu shqetësimin për mënyrën se si policia greke trajton shtetasit shqiptarë, duke ngritur akuza për qëndrime raciste dhe keqtrajtim në institucionet e paraburgimit.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq, sot ne Krete ka nderruar jete nje djal i ri shqiptar i cili u arrestua dje dhe vdiq sot. Dyshohet qe ka vdekur qe ne burg duke i ndaluar zemra. Familja ka kerkuar autopsine duke hedhur dyshime mbi vdekjen e tij. Shume shqiptare ne Greqi vdesin neper burgje ose keqtrajtohen. Po te shkruaj si banuese ne Krete dhe na ka shokuar si gje. Postojeni te vihet drejtesi per kete djale

Quhet Andon Berberi 30 vjec ka ardhur ne greqi qe 2 vjec babai i dy vajzave te vogla binjake nuk kuptohet se ku ka vdekur sepse ka dhene shenja qe ne burg qe ka qene keq, dhe kur u transportu vdiq. Nuk dihet nese vdiq ne burg duke qene se policia greke eshte shume raciste dhe keqtrajton te burgosurit. Eshte kerkuar autopsia dhe te marten me 22 prill del pergjigja , edhe per shkak te festave te pashkes ka vonesa. Ngjarja ka shfaq dyshime tek familjaret, kishin 2 dite qe e kishin arrestuar nderkohe.

Jo nuk kam foto te tij jam banuese ketu shkruajta si shqiptare na preku te gjitheve si lajm. Urojm mos te kete gisht shteti se ku sna shkon mendja. Njohim te jemen qe punon ne hoteleri turizem ne Krete njerez te nderuar. Lajmin e morem vesh nga e jema ne pune qe i erdhi telefonata qe i ndryshoi djali jete. Policet grek jan shum racist.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit