Një problem i kahershëm në qytetin bregdetar të Durrësit vijon të lërë pas dore banorët, të cilët ndihen të braktisur nga institucionet vendore. Pavarësisht se paguajnë rregullisht taksën e ndriçimit publik, rrugët pranë Muzeut në qendër të qytetit janë zhytur në errësirë.
Një qytetare, përmes një denoncimi drejtuar redaksisë, shprehet e indinjuar:
"Jemi në vitin 2025 dhe ende ecim në errësirë në zemër të Durrësit! Kemi paguar taksën e ndriçimit dhe prapë asnjë dritë. Turp! Jemi ankuar disa herë, por askush nuk ka marrë mundimin të reagojë. Ndërkohë këta kërkojnë vota!"
Banorët pretendojnë se ky problem nuk është i ri dhe se janë bërë ankesa të vazhdueshme ndaj autoriteteve përkatëse, por situata vijon të mbetet e pandryshuar. Ndërkohë, mungesa e ndriçimit publik jo vetëm që ul cilësinë e jetës, por edhe rrit rrezikun për ngjarje të pakëndshme, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Bashkia e Durrësit dhe institucionet përgjegjëse për të garantuar një shërbim bazik që prej kohësh i mungon një prej zonave më të frekuentuara të qytetit.
Një problem i kahershëm në qytetin bregdetar të Durrësit vijon të lërë pas dore banorët, të cilët ndihen të braktisur nga institucionet vendore. Pavarësisht se paguajnë rregullisht taksën e ndriçimit publik, rrugët pranë Muzeut në qendër të qytetit janë zhytur në errësirë.
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 18, 2025
Një… pic.twitter.com/oFE8eNBxsi