Një qytetar i shqetësuar ka denoncuar dje shkatërrimin e dy pemëve në brendësi të lagjes me rrugën “Margarita Tutulani” në Njësinë 5 të Tiranës. Sipas tij ky akt shkatërrimi ndodh në një periudhë kur Bashkia e Tiranës ka bërë publik një program për mbjelljen e 1 milion pemëve, ndërkohë që është dukshëm e papranueshme të shkatërrohen pemë që janë pjesë e mjedisit urban dhe ndihmojnë në pastrimin e ajrit dhe ruajtjen e natyrës.
Ky veprim, i cili ka shqetësuar qytetarët, kërkon përgjigje dhe veprime të menjëhershme nga autoritetet për të siguruar mbrojtjen e natyrës dhe vazhdimin e nismave për mbjelljen dhe ruajtjen e pemëve në Tiranë.
Mesazhi i qytetarit:
"Mirëmëngjesi, ju lutem ta postoni këtë denoncim mbi punën e Bashkisë Tirane. Dje kane ardhur dhe kane shkatërruar 2 peme ne brendësi te lagjes me rrugën “Margarita Tutulani” njësia 5. Ky është krim pasi nuk mund te dëmtohet pema apo natyra kështu nga një Bashki qe reklamon 1 mln peme. Janë 2 peme njërën e kane shkatërruar fare pa asnjë lloj arsye"