Kërcet grushti për pushtet mes rilindasve në Kavajë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.04.2025, 12:29

Një incident rilindasish është regjistruar mbrëmjen e kaluar në kampin socialist në Kavajë, ku një përplasje verbale ka degjeneruar në dhunë fizike mes drejtuesve lokalë të Partisë Socialiste.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në një zyrë elektorale në qytet. Sipas burimeve, në konflikt janë përfshirë koordinatori i zonës dhe njëkohësisht kandidati i PS për Kavajën, Eldian Çepeli, dhe bashkëpunëtori i tij, Vis Gjeçi, të cilët dyshohet se kanë ofenduar dhe goditur me grusht kryetarin aktual të degës lokale të PS, Shpend Barameta.

Sipas dëshmitarëve, sherri ka nisur pas kundërshtimeve të Barametës lidhur me mënyrën se si është imponuar kandidimi i Çepelit në zonë, pa u konsultuar me bazën socialiste.

Pas përplasjes fizike, Barameta ka njoftuar Policinë e Kavajës, por në momentin e mbërritjes së uniformave blu, ai ka hezituar të bëjë denoncim zyrtar, me qëllim që çështja të mos përfundojë në media dhe të zgjidhet brenda strukturave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit