Lidhin në pemë patat tek Liqeni, “po i ruanin t’i vidhnin!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.04.2025, 12:03

Një qytetar ka raportuar një ngjarje shqetësuese në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë, ku dy pata ishin gjetur të lidhura në pemë.

Sipas denoncimit, shpendët e pambrojtur ishin lidhur në këmbë në një trung peme, pasi dyshohet se dikush se po përpiqej t’i vidhte dhe i kishte lidhur të mos iknin.

“Dy pata të lidhura te liqeni. I lirova – dikush donte t’i vidhte,” – shkruan qytetari, i cili ndërhyri për t’i zgjidhut nga litarët.

Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe mirëqenien e kafshëve të zonës, si dhe për mungesën e vëmendjes nga autoritetet për raste të tilla të dhunës dhe keqtrajtimit të kafshëve.

Kërkohet reagim nga institucionet dhe më shumë ndërgjegjësim nga qytetarët. Mbrojtja e kafshëve është përgjegjësi e përbashkët, dhe çdo akt i dhunës apo abuzimi ndaj tyre duhet denoncuar pa hezitim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit