“Mësojini fëmijët t’i duan kafshët që në vegjëli!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.04.2025, 11:46

“Mësojini fëmijët të duan kafshët, jo t’i tremben, jo t’i dhunojnë”,-është ky mesazhi i një prindi para protestës kundër dhunës ndaj kafshëve.

“Ky është një qenush i rracës alabai 11 muajsh e 20 ditësh, ende klysh. Është rritur me dashuri dhe ia kthen çdo njeriu. Në këtë foto është me vajzën time, por në fakt nuk ka fëmijë para shkollës 8-vjeçare ku jetojmë që nuk e përkëdhel. Luan me macet, me qen të tjerë, me të gjithë”,-shkruan babai i vajzës së vogël.

Ky është shembulli si ndërtohet një shoqëri e ndjeshme: Duke nisur nga fëmijët, nga familja, nga dashuria që kultivohet për këto qenie të pambrojtura.

Dhuna ndaj kafshëve nuk është thjesht një akt i turpshëm, është pasqyrë e një shoqërie që ka humbur ndjeshmërinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit