Uji përmbyt bodrumin prej vitesh, pallati në Lushnje rrezikon të shembet

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.04.2025, 13:11

Banorët e një pallati pranë zonës pedonale në qytetin e Lushnjës kanë ngritur një shqetësim serioz në redaksinë e JOQ Albania, që lidhet me sigurinë e banesave të tyre. Ata kanë dërguar pamje që tregojnë se bodrumi i ndërtesës është i përmbytur me ujë, një situatë që sipas tyre, vazhdon prej vitesh pa asnjë ndërhyrje nga institucionet përkatëse.

Sipas banorëve, pavarësisht ankesave të vazhdueshme, asnjë masë konkrete nuk është marrë për të zgjidhur problemin. Administratori i pallatit, në një video të dërguar në redaksi, paralajmëron se uji i grumbulluar ka filluar të dëmtojë strukturat mbajtëse të godinës, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e saj.

Banorët pretendojnë se inxhinierët që kanë projektuar këtë pallat aktualisht janë të punësuar në bashkinë e Lushnjës, por pavarësisht se janë në dijeni të situatës, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar një ngjarje të mundshme tragjike.

Në mesazhin e tyre, një prej denoncuesve shkruan:

“Pershendetje jam nje djal nga lushnja e kemi nje problem ne pallatin ku jetojm prej shum vitesh e dua ndihmen tuaj per ta publikuar. Kjo esht gjendja ne pallatin ton prej shum kohesh edhe bashkia lushnje nuk mer asnje mas sepse inxhinjeret e ketij pallati punojn ne bashki.”

Situata është tejet shqetësuese dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së banorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit