Ish-çifti bashkë sërish? Kejsi shfaqet në videoklipin më të ri të Stresit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.04.2025, 21:38

Reperi i njohur Stresi ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një video nga prapaskenat e klipit të këngës së tij më të re, që pritet të publikohet së shpejti.

Në video, bie në sy prania e ish-të dashurës së tij, Kejsit, e cila duket se ka marrë rolin e vajzës kryesore në këtë projekt të ri muzikor që ngjan me një këngë dashurie.

Për ndjekësit dhe fansat e çiftit dikur të dashur, kjo ishte një surprizë e madhe, duke qenë se Stresi e ka pranuar hapur në shumë intervista se Kejsi ka qenë vajza që ai ka dashur më shumë në jetë.

Rishfaqja e saj në klip ka ndezur menjëherë reagime dhe spekulime rreth marrëdhënies së tyre aktuale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit