Edi Rama: Gjysma e burrave shqiptarë janë çyrykë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.04.2025, 11:21

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim elektoral në Dibër gjatë ditës së djeshme, ku u kërkoi vajzave dhe grave votën e tyre për zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se synimi i Partisë Socialiste në këtë qark është sigurimi i katër mandateve, dhe se pjesa më e madhe e votave priten pikërisht nga gratë dhe vajzat.

Në një moment të mbushur me entuziazëm dhe duartrokitje, Rama deklaroi me tone ironike se “gjysma e burrave shqiptarë janë çyrykë, ndërsa vetëm gjysma janë normalë”.

Pasi detyroi me mijëra djem të largohen nga vendi, me sa duket, kryeministri e ka humbur shpresën te vota e burrave shqiptarë, dhe përpiqet ta “shesë” sikur nuk ka nevojë për ta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit