Lidhi kalin pas makinës nëpër rrugët e Shkupit, policia identifikon shoferin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.04.2025, 10:52

Në lidhje me videon e shpërndarë në rrjetet sociale dje (17.04.2025), ku shihet se një person duke drejtuar veturën e pasagjerëve “Golf” me targa të Shkupit, kishte lidhur një kalë pas makinës, nga MPB thonë se kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për identifikimin e personit.

“Pas të gjitha masave dhe veprimeve të ndërmarra, SPB Shkup ka identifikuar drejtuesin e veturës, gjatë së cilës me të është bërë intervistë zyrtare dhe është njoftuar prokurori publik, pas udhëzimeve të të cilit do të përgatitet raport për Prokurorinë Publike Shkup me të gjitha materialet e dokumentuara, për veprime të mëtutjeshme”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit