Befasojnë shkencëtarët, pikat e shiut mund të jenë burim i ri i energjisë së pastër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.04.2025, 17:13

Shiu mund të bëhet një ditë burim i energjisë elektrike të pastër, sipas një grupi shkencëtarësh në Singapor.

Kjo pasi, siç shkruajnë mediat e huaja, eksperimentet e tyre kanë qenë në gjendje të gjenerojnë energji nga pikat e ujit që bien përmes një tubi.

Ata thonë se ky mund të jetë një model për krijimin e sasive më të mëdha të energjisë elektrike nga reshjet e shiut në të ardhmen.

Siç bëhet e ditur më tej, studiuesit nga Universiteti Kombëtar i Singaporit kanë përdorur pika të ngjashme me shiun që lëvizin nëpër një tub për të gjeneruar energji të mjaftueshme për të ndezur drita LED.

Metoda e tyre përdor parimin që kur dy materiale vijnë në kontakt, si për shembull se si fërkimi i një tullumbaceje në lëkurë krijon elektricitet statik.

Po kështu, uji që rrjedh mbi disa sipërfaqe mund të fitojë ose të humbasë ngarkesë.

Kujtojmë se uji i rrjedhshëm tashmë përdoret gjerësisht për të gjeneruar energji elektrike duke lëvizur një turbinë – por kjo është e kufizuar në vende me vëllime të mëdha uji, si lumenjtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit