Banka Popullore e Maqedonisë: Në mars rritje e depozitave prej 12,7% dhe 12,3% të kreditimit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.04.2025, 08:40

Depozitat e përgjithshme në niovel vjetor në mars shënuan rritje prej 12,7%, që del nga depozitat më të larta në të dy sektorët, me kontribut më të shprehur të depoziteve në sektorin “amvisëri”. Kreditë e përgjithshme, ndërkaq, janë rritur për 12,3% si rezultat i rritjes së kreditimit tek dy sektorët, me kontribut më të shprehur të sektorit koorporues, kumtoi Banka popullore.

Në mars të vitit 2025, masa monetare shënoi rritje mujore prej 0,6%, në pjesën më të madhe si rezultat i depoziteve më të larta afatshkurte, gjatë rritjes më të vogël edhe të parave të gatshme në qarkullim, në kushte të rënies së parave depozitare dhe depoziteve afatgjata deri në dy vite. Në bazë vjetore, rritja është 10,9% dhe del nga rritja e parave depozitare, depoziteve afatshkurta, depoziteve afatgjata deri në dy vite dhe parave të gatshme në qarkullim.

Depozitet e përgjithshme në mars realizuan rritje mujore për 0,6%, në tërësi për shkak të depoziteve të shtuara të sektorit koorporues. Në bazë vjetore depozitet e përgjithshme shënojnë rritje prej 12,7%, që del nga depozitet më të larta në të dy sektorët, me kontribut më të shprehur të depoziteve në sektorin “amvisëri”.

Kreditë e përgjithshme, në mars, janë rritur për 1,0% në bazë mujore, si rezultat i rritjes së kreditimit në të dy sektorët, me kontribut më të shprehur në sektorin “amvisëri”. Rritja vjetore është 12,3% dhe në pjesën më të madhe del nga kreditë e rritura në sektorin koorporues, gjatë rritjes edhe të rkeditimit në sektorin “amvisëri”.

Në mars të këtij viti, depozitet e përgjithshme në sektorin koorporues shënojnë rritje prej 3,0% në krahasim me muajin e kaluar, para së gjithash për shkak të depoziteve më të larta afatshkurta në vlautë të huaj, gjatë rritjes plotësuese edhe të depoziteve afatshkurta në denarë, përderisa komponentet e tjera shënojnë rënie.

Depozitet e përgjithshme të amvisërive, në mars janë ulur për 0,1% në bazë mujore. Me atë rast, ndryshimi para së gjithash i referohet rënies së parave depozitare, gjatë rënies më të vogël edhe të depziteve afatgjata në valutë të huaj, derisa depozitet afatshkurta në denarë dhe në valutë të huaj dhe depozitet afatgjata në denarë shënuan rritje. Këto depozite janë shtuar për 12,9% në bazë vjetore, në pjesën më të madhe si rezultat i rritjes së parave depozitare dhe depoziteve afatgjata nëd enarë dhe në vlautë të huaj, Kreditë për amvisëri, këtë muaj, shënojnë rritje mujore dhe vjetore prej 1,1% dhe 9,6%, në mënyrë adekuate, që është rezultat u kreditimit të rritur nëd enarë dhe në valutë të huaj, me kontribut më të shrpehur të kredive në denarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit