Kaos në aksin Tiranë–Vorë: Autobusi përplas makinën e mbeturinave, qytetarët shpëtojnë të plagosurit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.04.2025, 22:08

Një aksident është regjistruar këtë mbrëmje në rrugën dytësore Tiranë–Vorë, ku autobusi i linjës Vorë është përplasur me një makinë mbeturinash.

Sipas dëshmitarëve, në vendngjarje nuk ka mbërritur asnjë ambulancë apo patrullë policie për një kohë të gjatë, ndërkohë që disa persona kanë mbetur të lënduar. Për shkak të mungesës së reagimit institucional, qytetarët e pranishëm janë detyruar të ndërhyjnë vetë dhe të transportojnë të plagosurit në spital.

Mesazhi i qytetarit i dërguar në redaksi:
"Përshëndetje JOQ, ka ndodhur një aksident në rrugën dytësore Tiranë–Vorë. Autobusi i Vorës është përplasur me një makinë mbeturinash. Nuk ka ardhur as ambulanca, as policia. Shoferi është i papërgjegjshëm; thuhet nga të aksidentuarit që gjithmonë ecën kështu, nuk është hera e parë. U detyrova unë, si kalimtar, t’i dërgoj dy persona në spital."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit