Atentat me armë zjarri në Lezhë, ekzekutohet babai i Roan Brahimit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.04.2025, 20:44

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në fshatin Pllanë të Lezhës, ku një person është vrarë me armë zjarri.

Raportohet se viktima ka mbetur babai i Roan Brahimit, i njohur ndryshe si Sidorel Prendi, i cili u ekzekutua më 9 maj 2024 në lagjen Virona të Athinës.

Roan Brahimi, me pseudonimin “Sidi”, kishte mbërritur në Athinë nga Dubai dhe u qëllua për vdekje brenda automjetit të tij. Policia greke dyshon se vrasja e tij mund të jetë pjesë e një zinxhiri hakmarrjesh që kanë nisur në Shqipëri.

Brahimi ishte gjithashtu i njohur si rival i Ervis Martinajt, i quajtur “mbreti i kumarit”, i cili është zhdukur pa gjurmë që nga 8 gushti 2022 në aksin Durrës-Shijak, dhe fati i tij mbetet ende i panjohur.

Roan Brahimi dyshohet të jetë i implikuar edhe në vrasjen e Gentjan Bejtjes, e kryer më 15 mars në Larushk të Krujës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit