Një qytetare ka denoncuar një rast mashtrimi nga një faqe online që shet veshje. Ajo tregon se porositi një veshje me vlerë 70,000 lekë të vjetra, por ajo që i erdhi ishte krejt ndryshe nga porosia.
Pavarësisht tentativave për të kontaktuar dhe për të kërkuar ndërrim, administruesit e faqes vazhduan ta gënjenin për ditë me radhë, duke i premtuar zëvendësim që kurrë nuk ndodhi. Në fund, e bënë bllok, duke i mohuar çdo mundësi për zgjidhje.
"Dua ta denoncoj publikisht këtë faqe, sepse nuk dua që edhe vajza të tjera të bien pre e mashtrimeve siç më ndodhi mua", thotë ajo.
Apel për kujdes: Blini vetëm nga faqe të besuara dhe që kanë politika të qarta kthimi apo komunikimi të rregullt me klientët.
Denoncimi i plotë:
“Pershendetje ,dua te denoncoj nje rast me nje faqje online. Do tju lutesha shum ta publikoni pasi nuk dua qe sikunder mua ti ndodh shum e shum vajzave te tjera qe mund te blejn te ajo faqe. Pasi me sollen nje veshje ndryshe nga ajo qe kisha porositur ishte e pamundur te behej nderrim sepse cdo dit me genjenin duke me then se do vijm sot a neser per te sjell te duhuren deri sa me beren bllok