Aksident te Shkalla e Tujanit; humb jetën 29-vjeçari, dy të lënduar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.04.2025, 18:08

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:55, në rrugën e Arbrit, në vendin e njohur si Shkalla e Tuajnit.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku për pasojë ka humbur jetën një 29-vjeçar me inicialet M. Sh. I lënduar ka mbetur pasagjeri që ndodhej në makinën e 29-vjeçarit, shtetasi me inicialet H. L., që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Lëndime ka marrë dhe shoferi i makinës tjetër, 35-vjeçari me inicialet O. N.

Nuk ka raportime mbi rrethanat e aksidentit, por përplasja ka shkaktuar trafik të rënduar në zonë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:55, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit