Pronarja-klientes pasi i ngordhi macja: Ik mi k*re! Shko me burra të martuar

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.04.2025, 17:50

Një ngjarje e pazakontë ka ngjallur reagime të forta në rrjete, pasi një kliente akuzoi Elif Pet Shop se shet mace të sëmura në ambiente të papërshtatshme.

Ajo denoncoi nëpërmjet redaksisë së JOQ ngordhjen e maces së saj pak ditë pasi e bleu.

Por më tronditëse se ngordhja e maces është reagimi jashtë çdo etike i pronares së dyqanit. Kur klientja ka kërkuar një shpjegim apo përgjegjësi nga ana e dyqanit, është përballur me një përgjigje shokuese nga vetë pronarja.

Shumë qytetarë kanë kërkuar bojkotimin e dyqanit dhe hetimin e rastit në fjalë duke qenë se kjo ndodhi nuk është e izoluar dhe i ka ndodhur disa klientëve që kanë blerë mace tek ky dyqan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit