Ekskluzive/ Dëshmitari zbardh ngjarjen në Fier: Agjentët e BKH-së ofenduan rëndë drejtorin, komisariati nuk i mori kallëzimin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.04.2025, 16:42

Detaje të reja janë zbardhur nga një dëshmitar okular në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Fier, ku një përplasje e fortë u regjistrua mes agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe disa të afërmve të Agron Kapllanajt, ish-kryetar i Bashkisë së Mallakastrës dhe themelues i subjektit politik "Djathtas 1912".

Sipas dëshmisë së siguruar nga një i afërm i një prej drejtuesve të subjektit pranë vendngjarjes, incidenti nuk nisi thjesht për shkak të një vendi parkimi, por mori përmasa të frikshme për shkak të sjelljes së pazakontë dhe kërcënuese të zyrtarëve të BKH-së.

“Një automjet i dyshimtë kishte ndaluar në parkimin e shoqërisë ‘Dron.ne’ pranë zyrave të subjektit dhe kishte ngritur një dron pa dhënë asnjë sqarim. Roja i objektit kishte ndërhyrë për të kërkuar sqarime, por është përballur me arrogancë. Pasi drejtori i shoqërisë, një person i njohur për qetësinë dhe paqedashjen e tij, ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kërkuar prezantim dhe arsye për vendndodhjen, një nga personat e pranishëm ka reaguar me kërcënime të rënda.”

Sipas dëshmitarit, drejtori ka fotografuar targën e automjetit për arsye sigurie, pasi roja kishte raportuar që të njëjtët persona kishin ardhur disa herë më parë dhe kishin filmuar me dron. Në këtë moment situata ka agravuar.

“Njëri prej tyre i ka thënë drejtorit: ‘Do t’i *i robt ty dhe pronarit. Nuk e dini çfarë do t’ju gjejë tani’, dhe janë larguar. Kjo sjellje ishte e tmerrshme. Askush nuk e kishte menduar që ata mund të ishin zyrtarë të shtetit sepse një zyrtar nuk flet në atë mënyrë. Ndaj është bërë menjëherë kallëzim në polici.”

Dëshmitari ngre shqetësimin se ndonëse rasti është i rëndë, kallëzimi mund të mos jetë marrë seriozisht nga organet e rendit.

Ngjarja mbetet në hetim ndërsa qytetarët dhe dëshmitarët kërkojnë që të zbardhet e vërteta dhe përgjegjësit të japin llogari.

Dëshmia e plotë:

Pershendetje JOQ! Desha te reagoj per ngjarjen qe ka ndodh ne Fier me njerezit e BKH dhe operacionalet. Aty prezent ka qene nje njeriu im dhe arroganca dhe pushteti i tepruar i oficereve te BKH dhe operacionales eshte ne kufijte e te frikshmes. Te gjithe mezi po e presim drejtesin e munguar ne Shqiperi dhe shpresojme jemi gati ta mbeshtesim pa fund drejtesin per te bere nje Shqiperi te jetueshme per te gjithe .

Kjo eshte e pallogjikshme qe nga nje drejtesi e shitur ku ligjin e ben forca dhe paraja te kaloj ne nje drejtesi te frikshme ku shahesh,ofendohesh,kercenohesh dhe burgosesh pa pasur nje arsye ose fakt real.Mendoj qe shqiptaret nuk kane nevoj per kete por per siguri dhe besim te drejtesia. Doja qe ti beja thirrje drejtuesve te SPAK BKH dhe operacionales qe nqs duan vertet drejtesi ajo vendoset duke kerkuar edhe falje sepse njerez jane edhe ata gabojne.

Ne kete menyre japin mesazhin e duhur per te gjithe si per popullin dhe per punonjesit e tyre. Te kerkosh falje eshte ndershmeri, burreri dhe tregon perkushtim per detyren . Kane debatuar me rojen dhe kane bere arrogantin ai ka thirr ne tel drejtorin .Drejtori qe eshte nje njeri shume i urte dhe i qete ka respekt te gjithe per ate eshte inxhinier ne profesion dhe kjo eshte arsyeja pse un e besoj sepse drejtori eshte shume paqedashes dhe idealist.

Kur ka shkuar atje drejtori i ka kerkuar te prezantohen dhe arsyen e parkimit ne pronen e shoqerise dhe ngritjen e dronit ata nuk kane reaguar keq i kane thene duam te blejne nje prone aty afer dhe do largohen.Per arsye sigurie drejt i ka bere foto targes sepse roja i tha ka disa dite qe vine dhe filmojne me dron.Ne kete moment jane acaruar dhe i kane kerkuar ta fshi foton duke e shantazhuar me fjale te tilla si prsh ti nuk e ke iden cfare do ndodhi me ty tani etj.

Ne kete momente drejtori eshte trembur shume dhe ka thirre ne tel me urgjenc nje nga pronaret. Nje nga oficeret i eshte dretuar me falni qe po e shkr por fiks i ka thene :

Do te *i robte ty dhe pronarit nuk e dini cfare do tju gjeje tani dhe iken. Mbas kesaj drejtori dhe nje nga pronaret kane shkuar menjehere ne komisarit te bejne kallezim sepse u ndjene shume te kercenuar por asnjehere nuk u shkoj mendja se mund te ishin polic sepse nje shtetar nuk mund te flas ashtu. Kallezimin me duket se nuk ja ka marr akoma policia nuk jam i sigurt per kete por me shqeteson shume fakti qe 4 njerez qe paguhen nga per te na mbrojtur te sillen keshtu me duket me shume se e pandershme,me duket e pershtire dhe fakti qe shihet si nje gje normale ose kekohet te mbulohet eshte me keq akoma.

Nqs mundeni dhe e shikoni edhe Ju si un publikoheni ju lutem. Me falni se u zgjata por vertet eshte situate e rende mendoj. Faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit