Radhima përfshihet nga flakët, qytetarët thirrje për ndihmë urgjente

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.04.2025, 16:16

Ngjarja po ndodh në këto momente!

Pak minuta më parë, në redaksinë tonë kanë mbërritur disa denoncime nga qytetarë, të cilët raportojnë për një zjarr të përmasave të dukshme në zonën bregdetare të Radhimës, pranë disa lokaleve buzë detit.

Në një video të siguruar, shihet tym i dendur dhe flakë që përhapen me shpejtësi në zonën përreth. Në sfond dëgjohet një qytetar që thërret:

“Thirrni ambulancën! Thirrni zjarrfikësen!”

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Paniku në zonë është i dukshëm dhe situata paraqitet e tensionuar, ndërsa pushues dhe qytetarë janë të shqetësuar për sigurinë.

Sipas zjarrfikësve zjarri ka prekur dy beach bar-e dhe një restorant të vendosur pranë plazhit. Rreziku ka qenë i madh për bizneset e afërta, pasi flakët mund të përhapen më tej në drejtim të hoteleve dhe strukturave të tjera përreth.

Fatmirësisht, raportuar se nuk ka pasur persona të pranishëm në hotelin. Pavarësisht kësaj, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në biznesit lokal, dhe ka rrezikuar përhapjen e flakëve në zonat përreth.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit