Pas publikimit të videos së Anxhelës, ku tregonte përvojën e saj me dyqanin “Elif Pet Shop”, ku pasi bleu një mace me çmimin 700 euro dhe te pas pothuajse dy ditësh macja ngordhi, një lumë raportimesh kanë ardhur në redaksinë tonë nga qytetarët të ndryshëm.
Një qytetare tjetër shkruan se:
“Kam blerë një qen Pomeranian nga Elif Pet Shop për 2,500 euro, pa kupon tatimor. Pas rreth 5 muajsh, qeni filloi të humbiste qimet. Shkova te veterinerë të ndryshëm dhe të gjithë konfirmuan: Alopecia X – një sëmundje gjenetike që nuk shërohet. Kur u përballa me dyqanin, më thanë se “e ke qethur vetë”. Ata mohuan gjithçka dhe nuk morën asnjë përgjegjësi.
Kam shpenzuar 1,800 euro të tjera për trajtime dhe kontrolle veterinare. Tani kam një qen të sëmurë në shtëpi dhe një zemër të thyer.”
Ajo që vihet re në të gjitha denoncimet është se biznesi funksionon pa faturë tatimore.
“As kupon tatimor nuk të japin, dhe duke qenë se shesin kafshë me çmime të larta, ligjërisht konsiderohen biznes i madh, ndaj janë të detyruar të lëshojnë fatura!”
Gjithashtu në denoncime shkruhet se kafshët në këtë dyqan janë të sëmura, pa dokumentacion të qartë dhe mbi të gjitha subjekti nuk mban papërgjegjësi.
Të ndodhur përballë këtyre denoncimeve redaksia jonë i bën thirrje autoriteteve përkatëse të marrin masa në lidhje me rastin.