Aksident i dyfishtë në Has, dy persona të lënduar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.04.2025, 16:01

Një aksident i dyfishtë është raportuar pak minuta më parë në Has, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.

Pamjet e publikuara nga JOQ Albania tregojnë përplasjen mes dy automjeteve, një “Golf” dhe një “Benz”, në një segment rrugor të zonës. Mësohet se drejtuesi i mjetit “Golf” ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa një person tjetër ka pësuar dëmtime të lehta.

Deri në momentin e raportimit, policia dhe ambulanca nuk kanë mbërritur ende në vendin e ngjarjes. Ndihma e parë po u ofrohet të lënduarve nga qytetarë të rastësishëm, të cilët kanë ndërhyrë për t’i ndihmuar për sa munden.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit