“TV Lezhës nuk i punon shkronja “ë” në përkthimin e filmave”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.04.2025, 14:42

Televizioni lokal i Lezhës, “TV Lezha”, është bërë objekt kritikash lidhur me transmetimin e disa filmave të huaj me përkthim komplet të pasaktë.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, për të denoncuar këtë rast. Në pamjet e siguruara, bie në sy një mënyrë shkrimi tejet e gabuar dhe amatore. Dukshëm vërehet mungesa e shkronjës “ë” në përkthim ose neglizhenca për ta përdorur atë, duke sjellë një përkthim të deformuar i cili ka krijuar konfuzion te shikuesit.

Qytetari që ka denoncuar rastin i bën thirrje stafit të televizionit dhe institucioneve përkatëse që mbikëqyrin përmbajtjen mediatike, të marrin masa dhe të tregojnë më shumë kujdes dhe respekt ndaj gjuhës shqipe, si dhe ndaj publikut që i ndjek.

Mesazhi i qytetarit:

“Përshëndetje, dua të bëj një denoncim publik në lidhje me televizionin lokal "TV Lezha".

Ky televizion transmeton shpesh filma të huaj me përkthim shqip, por niveli i drejtshkrimit është skandaloz. Gabimet janë të shumta dhe bazike, duke treguar mungesë respekti ndaj gjuhës shqipe dhe publikut që e ndjek.

Është e turpshme që në një media që transmeton për publikun shqiptar të shohim një nivel kaq të ulët përkthimi dhe redaktimi.

Shpresoj të merrni parasysh këtë shqetësim dhe ta bëni publik për të ndërgjegjësuar si stafin e televizionit, ashtu edhe institucionet përkatëse.

Faleminderit!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit