Çdo ditë kaos te Kodra e Diellit, banorët ankohen: Nuk po arrijmë dot nëpër shtëpia

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.04.2025, 13:51

Për shumë banorë të zonës së Kodrës së Diellit, një problem i përditshëm ka krijuar vështirësi të mëdha në jetën e tyre: parkimi kaotik në rrugën "Rrapo Hekali", i cili shkakton bllokim të rëndë të trafikut, duke e lënë rrugën vetëm me një korsi kalimi.

Siç raportojnë ata, automjetet parkojnë pa rregull, duke zënë të dyja anët e rrugës, dhe kjo vonon banorët kalojnë për të hyrë dhe dalë nga shtëpitë e tyre.

Përballë këtij problemi, ata kanë bërë një seri ankesash në policinë bashkiake dhe atë të shtetit, por deri më tani nuk ka pasur asnjë ndryshim të dukshëm në situatë.

Sipas qytetarëve, ndërhyrjet e autoriteteve janë sporadike dhe në shumë raste përmblidhen në vendosjen e gjobave të vogla, të cilat nuk kanë ndikim në përmirësimin e situatës. Ata mendojnë se kjo mund të jetë një strategji për të mbledhur gjoba, duke plotësuar objektivat e caktuar, në vend që të kërkohet një zgjidhje afatgjatë.

Kjo situatë ka shqetësuar qytetarët e kësaj zone dhe ka ngritur pyetje mbi efektivitetin e veprimeve të autoriteteve në përballimin e problemeve të trafikut dhe sigurisë rrugore.

Denoncimi i qytetarit:

“Pershendetje joq! Jam banor i 'Kodres se Diellit' u bëmë vite me këtë problematik ne rrugen Rrapo Hekali e deri poshtë te kopshti botanik. Makinat parkojnë ku te duan nga te dyja krahët duke e lënë rrugen 2 kalimshe me 1 korsi. Cdo dite e nate ,sa her dalim e hyjmë ne shtëpi ngecim nga 30min. Kemi bere shume ankesa si policisë bashkiake ashtu dhe policisë se shtetit por situata nuk ndryshon. Vijnë per sy e faqe vendosin tek tuk gjoba 1000 lek dhe situata eshte po e njejte. Mendoj qe nuk i japin zgjidhje vet pasi plotesojne targetin e gjobave dhe keshtu u intereson me mire sesa te na lejne te shkojme ne shtepi sic duhet.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit