Vajza kërkon ndihmën tuaj: Kërkoj një shtëpi me qira

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.04.2025, 13:57

Kushdo që mundet ta ndihmojë vajzën mund të kontaktojë me redaksinë e JOQ.

Një vajzë kërkon ndihmën e kujdo që ka mundësi që ta ndihmojë nëpërmjet një kërkesë të bërë në redaksinë e JOQ Albania.

Ajo është në kërkim të një shtëpie me qira, 1+1 ose garsoniere në Tiranë. Me shpresë, ajo kërkon një ambient të thjeshtë dhe ekonomik për të nisur nga e para.

“Jam në fillimet e një rrugëtimi të ri të krijoj një të ardhme për veten time. Për këtë kam nevojë për një shtëpi me çmim ekonomik me qira ose një garsoniere, vetëm për veten (vajzë, e rregullt dhe punëtore). Jam e vendosur të punoj fort për ëndrrën time, dhe çdo mbështetje në këtë fazë, kushdo që ka mundësinë të më ndihmojë është e vyer për mua,”-shkruan ajo.

Kërkesat janë modeste:

  • Një ambient i mobiluar, në kushte të mira
  • Me çmim të përballueshëm
  • Në një zonë të aksesueshme dhe të sigurt në Tiranë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit