Një vajzë ka bërë një denoncim publik kundër një dyqani kafshësh në Tiranë të quajtur “Elif Pet Shop”, duke i akuzuar ata se macja i ngordhi në gjumë menjëherë pasi e bleu.
Ajo shnruan se macet lindin me një virus në qelizat e bardha që i vret pas disa ditësh. Ky nuk është një rast i izoluar pasi një numër qytetarësh e kanë akuzuar publikisht këtë dyqan për rritjen e kafshëve në ambient të papërshtatshëm dhe të gjitha kotelet kanë të njëjtin fat fatal.
Postimi i saj në rrjete sociale ka ngjallur reagime të shumta dhe komente nga qytetarë të tjerë që ndajnë shqetësime të ngjashme për shërbimet që ofrohen në këtë dyqan.
View this post on Instagram