“Tek Pronatyra filetove i lënë etiketën italiane 12€, i mbivendosin shqiptaren 17 mijë lekë!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.04.2025, 12:44

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një fenomen të përsëritur në një prej supermarketeve në Tiranë. Ai shkruan se tek Pronatyra i mbivendosin çmimet shqiptare etiketave të çmimeve italian të produkteve dhe i shesin me vlerë të rritur.

“Përshëndetje JOQ. Është e disa­ta herë që më ndodh, tek Pronatura, produktet kanë dhe çmimin italian dhe atë shqiptar, si në rastin e filetos. 12.90€ në Itali, 1750 lekë këtu. Sa të pasur paskemi qenë si popull, me i ble më shtrenjtë se në Itali.

Këta tallen dhe trapin haptas, të paktën t’ia heqin çmimin italian. Meqenëse këtu shtet nuk ka, se piktori e ka mendjen me u marrë me Lulin në Instagram, po ju drejtohem ju!”

Ky nuk është rasti i parë që konsumatorët ankohen për çmime më të larta të produkteve të konsumit në Shqipëri, krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, madje edhe për produkte të importuara nga të njëjtat kompani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit